Parashikimi i Spahiut: Gjyqi për vulën nuk mbyllet sot, do të shkojë në Strasburg
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euroneës Albania, gjyqin që po mbahet në Gjykatën e Apelit mbi vulën e Partisë Demokratike.
Spahiu tha se ai nuk pret që sot të ketë një vendim përfundimtar. Sipas tij jo çështje do të dojë rreth 5 vite të zgjidhet përfundimisht, pasi palët mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut për t’a zgjidhur.
“Vendimi i gjykatës do ta përçajë më tej PD-në pasi gjykata nuk do të japë dy vula, por një vulë. Kjo vulë do t’i takojë një grupimi dhe për këtë arsye do të thellohet ndarja e PD-së.
Unë kam parashikuar në dhjetor të vitit 2021 se procesi do të zgjasë 5 vjet. Unë parashikoj se procesi gjyqësor nuk merr fund sot. Procesi gjyqësor nuk do të zgjidhet as në vitin 2025, por pas saj.
Deri më sot ka kaluar një vit e gjysmë nga ajo që unë thashë dhe atëherë nuk e morën seriozisht.
Ka kaluar 1 vit e gjysmë dhe vetëm me një hallkë gjyqësore nga gjykata e faktit është shqyrtuar. Ky proces do të vijojë përsëri në Shkallën e Parë, do të vazhdojë përsëri në Apel, më pas në Gjykatën e Lartë, e pas saj në Gjykatën Kushtetuese. Unë mendoj se pas 2025-ës do të vijojë edhe në Gjykatën e Strasburgut. Do të jetë një konflikt i shumë i thellë. Në gjykatë janë parë dhe përfaqësuesit të trupit diplomatik”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë