Blinken thirrje për bashkëpunim Indi-SHBA: Janë dy demokracitë më të mëdha në botë

Blinken thirrje për bashkëpunim
3 Mars 2023 | 14:36

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken deklaroi se SHBA-ja dhe India janë “dy demokracitë më të mëdha në botë” dhe se këto dy vende duhet të punojnë së bashku dhe të tregojnë se mund të përmbushin pritshmëritë e popujve të tyre.

Duke folur me gazetarët pas samitit të G20 në Indi, ai deklaroi se presidenti amerikan Joe Biden ishte “shumë qartë” kur i tha homologut të tij kinez Xi Jinping se në rast se Kina dërgon pajisje vdekjeprurëse në Rusi, ose angazhohet në evazion sistematik të sanksioneve për të ndihmuar Rusinë, kjo do të krijonte një problem serioz si për vetë Kinën, ashtu dhe për SHBA-në.

“Një javë më parë, i përcolla shqetësimin tonë kryediplomatit të Kinës, Wang Jiu, se në bazë të informacionit që kemi, Kina po shqyrton ofrimin e ndihmës ushtarake vdekjeprurëse për Rusinë dhe ia bëra të qartë se do të ketë pasoja nëse ai angazhohet në këto veprime”, tha Blinken.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026