Blinken kundër thirrjeve për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë.
Këto deklarata ai i bëri para Këshillit të Sigurimit, që mbajti mbledhje për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, shkruan REL.
“Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen”, tha Blinken.
Blinken tha po ashtu se Perëndimi ka shqetësime se Moska do të përdorte një armëpushim të mundshëm për të pushuar dhe për t’u riarmatosur.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë