SHBA do të japë 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

24 Shkurt 2023 | 22:58

SHBA ka njoftuar se do të ofrojë mbi 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën .

Këtë e ka bërë me dije  sekretari i shtetit Antony Blinken, i cili u shpreh: në koordinim me Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamentin e Thesarit, ne po njoftojmë mbi 10 miliardë dollarë ndihmë, përfshirë mbështetjen buxhetore për Qeverinë e Ukraina dhe ndihmë shtesë energjetike për të mbështetur ukrainasit që vuajnë nga sulmet e Rusisë.

Blinken tha se fondet janë thelbësore për Ukrainën dhe sigurojnë që qeveria ukrainase mund të vazhdojë të përmbushë “nevojat kritike të qytetarëve të saj, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe shërbimet e urgjencës”.

Ai shtoi se administrata Biden po punon gjithashtu së bashku me Kongresin për të ofruar ndihmë shtesë për energjinë për vendin e shkatërruar nga lufta – një kontribut prej 250 dollarësh që nga ana tjetër do të adresojë “nevojat imediate, duke përfshirë pajisjet kritike të rrjetit të energjisë”.

Ndihma është si shtesë e 270 milionë dollarëve që SHBA ka zotuar tashmë për të ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026