“Qatargate”, zgjatet paraburgimi për Eva Kaili dhe Marc Tarabella

Eva Kaili
3 Mars 2023 | 15:47

Paraburgimi i ligjvënësve të Parlamentit Evropian Eva Kaili dhe Marc Tarabella, të akuzuar për përfshirje në një skemë ryshfeti në këmbim të favoreve, u zgjat të premten nga autoritetet belge.

Eurodeputetes Kaili, që u arrestua dhe u burgos në fillim të dhjetorit, iu zgjat paraburgimi me 2 muaj, bëri të ditur të premten zyra e prokurorit federal. Ndërsa kolegu i saj belg do të paraqitet sërish përpara trupës gjykuese pas një muaji.

Të dy ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimit mbi lobimin e paligjshëm të kryer në shërbim të vendeve të Gjirit, si Katari dhe Maroku, në radhët e institucioneve vendimmarrëse të BE-së. Të dyja vendet i kanë hedhur poshtë akuzat.

Avokati i Tarabellës, Maxim Töller përsëriti në një deklaratë se klienti i tij është i pafajshëm dhe e cilësoi vazhdimin e paraburgimit një masë “të vështirë për t’u pranuar”. Megjithatë, ai e vlerësoi si një lajm pozitiv vendimin për ta transferuar atë në një burg më pranë familjes.

Përfaqësuesi ligjor nuk foli për përpjekjet e Tarabellës për të larguar nga procesi prokurorin Michel Claise, të cilin e akuzon për njëanshmëri.

Tre persona të tjerë janë akuzuar në kuadër të hetimit. Ata janë partneri i Eva Kailit, Francesco Giorgi; drejtori i një organizate joqeveritare Niccolo’ Talamanca dhe ish-euro-deputeti Antonio Panzeri, të tre të liruar nga burgimi, por të vendosur nën mbikëqyrje elektronike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026