“Qatargate”, avokatët e eurodeputetëve kërkojnë largimin e prokurorit të çështjes

Qatargate
16 Shkurt 2023 | 18:57

Avokati i eurodeputetit Marc Tarabella ka kërkuar largimin e prokurorit belg që po drejton hetimet mbi skandalin e njohur si “Qatargate”.

Tarabella, që aderonte në grupin socialist të Parlamentit Evropian, u arrestua javën e kaluar dhe u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Avokati i tij, Maxim Töller pretendon se prokurori Michel Claise është i njëanshëm dhe se ka shkelur prezumimin e pafajësisë së Tarabella-s duke aluduar se ligjvënësi përdori pozicionin e tij politik në favor të Katarit pasi mori ryshfet.

“Prokurori duket qartë se merr si të mirëqena faktet e kontestuara që janë subjekt i hetimit që po drejton. Ky është një problem serioz”, ka thënë avokati.

Sipas përfaqësuesit ligjor, situata është shumë shqetësuese për faktin se deri tani nga prokurori nuk është bërë asnjë analizë financiare.

Tarabella, që deri para pak kohësh ishte pjesë e komisionit parlamentar për marrëdhëniet me Gadishullin Arabik, mbajti në nëntor një fjalim të shkurtër në mbrojtje të reformës së punës në Katar pas polemikave të shumta për kushtet e punëtorëve të stadiumeve të Kupës së Botës, duke hedhur poshtë ato që i quajti “deklarata negative të njëanshme” në dëm të vendit të Gjirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026