Nesho: Trump ka humbur votën e të moshuarve për shkak të keqmenaxhimit të COVID

4 Nëntor 2020 | 19:40

Drejtor i përgjithshëm i ‘Harris x’ (Uashington) Dritan Nesho tha se në këto zgjedhje Donald Trump ka pasur përmirësim të votës së tij me latinët dhe njerëzit me ngjyrë, por ka marrë një goditje nga votuesit e vjetër, të cilët këtë radhë kanë vuajtur nga keqmenaxhimi i coronavirus..

Deklaratën e Trump për mundësinë e vjedhjes së votës, z. Nesho e sheh si taktikë të Trump, teksa thekson se në SHBA mund të flasësh për votë jo legale, por jo për votë të vjedhur, pasi ky koncept nuk ekziston në historinë moderne amerikane.

“Diferenca në disa shtete është shumë e ngushtë. Siç demokratët i liruan rregullat e votimit përmes postës, Trump po përpiqet të përdorë gjykatat dhe kjo është brenda lojës politike këtu në Amerikë.

Këtu ka më shumë konsensus, po politika është e egër kudo dhe Trump vepron thjesht në interes të tij.

Koncepti i votës së vjedhur është i vështirë në SHBA, s’ka ndodhur në historinë moderne amerikane. demokratët në zgjedhjet e 2016 e sollën vetë precedentin me akuzat rreth ndikimi rus që sipas tyre influencuan zgjedhjet”, u shpreh z. Nesho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021