Arrestohet motra e bosit të Cosa Nostra-s, ndihmoi vëllanë gjatë arratisë

Rosalia Messina Denaro
3 Mars 2023 | 17:03

Efektivët e Repartit të Operacioneve Speciale të Karabinierëve, në Itali, kanë arrestuar nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë mafioze motrën e bosit të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro.

Sipas hetuesve, Rosalia Messina Denaro ka ndihmuar për vite më radhë të vëllanë për t’i shpëtuar arrestimit dhe ka menaxhuar për llogari të tij financat e familjes dhe rrjetin e shpërndarjes së mesazheve, duke i mundësuar bosit mafioz të ruante lidhjet me njerëzit e tij gjatë arratisë 30-vjeçare.

Ishte pikërisht një mesazh i shkruar në copëza të vogla letre mbi gjendjen shëndetësore të bosit të Cosa Nostra-s, i gjetur poshtë jasëkut të një karrigeje në shtëpinë e gruas, që u dha hetuesve të dhënat që çuan në arrestimin e kreut të mafies 16 janarin e kaluar.

Rosalia, më e madhja e katër motrave të Messina Denaros, ka edhe bashkëshortin dhe të birin të dënuar me nga 16 dhe 14 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze.

Sipas hetuesve të Prokurorisë së Palermos, Rosalia ka qenë për vite me radhë pika ekonomike e referimit e të vëllait, personi më i besuar i tij që e ka ndihmuar t’i shpëtojë arrestimeve për krime të rënda, si dhe njeriu që i ka mundësuar Cosa Nostra-s të ketë një shef autoritar, me të cilin anëtarët e organizatës kriminale mund të mburreshin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026