Bylykbashi për vulën: Na përjashtuan nga zgjedhjet, ndaj gjykatës u ushtrua presion
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja për vulën e Partisë Demokratike të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.
Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se ndaj gjykatës u ushtrua presion dhe se ky vendim u mor që të përjashtoheshin nga zgjedhjet.
“Me një presion që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ishte edhe sot në sallë presioni mbi gjykatën, është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjdhjet. Nuk ka asnjë kuptim tjetër.
Është një vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur jo vetëm legjislatori, por edhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale, e cila nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë”, theksoi ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta