Joe Biden mban fjalim pas zgjedhjeve: Jam besimplotë që do të fitojmë

4 Nëntor 2020 | 21:14

Kandidati Demokrat, Joe Biden, ka folur për herë të parë pas ditës së zgjedhjeve nga Uilmington Delauer ku është shprehur besimplotë për fitoren e tij.

Ai është shprehur se kjo fitore nuk është vetëm e tij, por “e të gjithë amerikanëve” pa dallim nga ngjyra e partisë që kanë votuar dhe është zotuar se do të punojë fort për të gjithë si “President i Shteteve të Bashkuara”. 

Biden pohoi se këto kanë qenë zgjedhje të gjata dhe të vështira por nga ana tjetër shtoi se ajo çka ka qenë me  të vërtetë e vështirë kanë qenë “koha në të cilën ka jetuar populli amerikan”.

Për të, fitorja më e madhe ishte vota popullore e cila ka shënuar një shifër rekord duke lënë pas rekordin e mëparshëm që mbahej nga ish-presidenti Barack Obama.

Kandidati Demokrat i ka bërë thirrje popullit që “të ulë tensionet”, e të rikthehen duke “shikuar e dëgjuar njëri-tjetrin”.

“E di që nuk do të jetë e lehtë, e  di sa të thella dhe ndryshe janë këndvështrimet tona, por ne nuk jemi armiq. Kemi shumë më të përbashkëta me njëri tjetrin sesa ato çka na ndajnë”.

Ai e ka cilësuar institucionin e presidentit si “e vetmja zyrë që përfaqëson këdo” dhe u zotua që të punojë si për ata që kanë votuar për të por edhe për pjesën tjetër të elektoratit.  

Biden theksoi se çdo votë vlen dhe duhet të numërohet si një element kyç i demokracisë së vendit.

“Ne, populli, nuk do të heshtim. Ne nuk do të dorëzohemi. Miqtë e mi kam besimin se do të jemi fitues, por kjo nuk është fitorja ime por e të gjithë amerikanëve dhe e demokracisë. Këtu nuk ka vend për shtete blu dhe shtete të kuqe, të vetmet shtete janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përmbylli fjalën e tij Joe Biden.  

 

Lexoni gjithashtu: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara