Konsulentja Besa Sharrah: Ka ende shpresë për Donald Trump
Besa Sharrah, konsulentet politike B.E.S Consulting thotë se ekziston mundësia që Donald Trump të përmbysë rezultatin dhe të mund të fitojë një mandat të dytë si president i SHBA.
“Absolutisht po, mendoj se ka akoma punë. Ka shumë vështirësi për momentin në numërimin votave. Skuadra e Trump ka hedhur në gjyq shtetin e Michiganin pasi nuk është lejuar që të monitorojnë votën me postë”, tha znj. Sharrah.
Ajo shtoi se sistemi por edhe rezultati i ngushtë bën që rezultati zyrtar për presidentin e ri të mund të kërkojë disa ditë.
“Mendoj se do të zgjasë goxha deri sa probleme të tilla të zgjidhen. Ohaio ka një ligj shumë të veçantë ku në qoftë se vota do të postohet duhet të ketë datën e zgjedhjeve dhe mund të dërgohet deri në 10 ditë më vonë. Rezultati zyrtar nuk do të jetë deri 10 ditë pas votimit”, tha znj, Sharrah.
Ajo i konsideroi fushatat e Trump dhe Biden si dy fushata të ndryshme, duke theksuar se presidenti kishte bënë theksin tek ekonomia dhe hapja e vendit.
“Një nga gjërat që ne kemi parë në Ohaoi, një mbështetje e madhe për Trump duke pasur nevojë për rihapur ekonominë, për të hapur shkollat pasi janë pjesërisht të mbyllura dhe për të luftuar pandeminë. Mendoj se këto kanë qenë më tepër pjesë e axhendës së Trump se sa Biden dhe ndaj ka marrë më shumë mbështetje”, përfundoi znj. Sharrah.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West