Takohen Biden dhe Scholz | Dy liderët, mesazh uniteti kundrejt Rusisë dhe Kinës
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden. Takimi ka qenë një sinjal uniteti kundrejt Rusisë, por edhe Kinës.
“Ju keni bërë ndryshime historike në vendin tuaj, duke rritur shpenzimet për mbrojtjen dhe duke diversifikuar burimet e energjisë, larg nga ato ruse. Gjithashtu, së bashku kemi punuar krah për krah për të furnizuar Ukrainën me municione, artileri, tanke dhe sisteme mbrojtëse ajrore”, tha Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.
“Partneriteti ndër-atlantik është në formë të mirë sot dhe kjo vjen falë lidershipit tuaj, ndaj jam i lumtur që jam këtu sot”, u shpreh Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.
Kancelari gjerman e la Shtëpinë e Bardhë pas takimit kokë më kokë me presidentin Biden. Ai kaloi thuajse një orë e gjysmë në rezidencën presidenciale.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë