Nga martesa te zënkat, Hutra para hetuesve: S’e gjeta Elenën në shtëpi dhe…

Elena Hysa, Mevlute Hysa , Dan Hutra
4 Mars 2023 | 17:27

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosje hetimore të vrasësit serial Dan Hutra, i cili më datë 1 mars ekzekutuoi tre gra si dhe plagosi tre të tjera.

Në dëshminë e dhënë prej tij në organin e akuzës përshkruhet njohja që ai pati me Elena Hysën, vajzën në banesën e të cilës ekzekutoi motrën e saj Mevlute Hysa 30 vjeçe, si dhe Hasime Dafkun, 30 vjeçe, të fejuarën e kunatit.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Hutra, ai dhe Elena Hysa janë njohur në maj të vitit 2022. Më pas lidhja mes të dyve shkoi drejt celebrimit, ku pas njohjeve familjare u mbajt dhe dasma në 2 qershor të vitit të shkuar.

Hutra sqaron se disa ditë pas dasmës, ai dhe Elena mësuan se ishin në pritje të një fëmije.

“Pas vizitave te mjeku mësuam se Elena ishte 45 ditëshe shtatzënë”, deklaron Hutra në dosjen hetimore.

“Konfliktet mes nesh nisën më 19 qershor të vitit 2022, rreth dy javë pas dasmës, kur e lashë Elenën në banesë, por kur u ktheva nuk e gjeta më aty”, vijon në dëshminë e tij Hutra.

Më pas ai thotë se shkoi te banesa e familjes së gruas, por bashkëshortja nuk ndodhej përsëri as aty.

“Së bashku me nënën dhe vjehrrën shkuam në Komisariatin numër 5 në Tiranë, ku bëra një denoncim për humbjen e kontakteve me gruan”, vijon në deklarimet e tij Hutra.

Elena u bë e gjallë pas disa orësh, çka bëri që të lindte një debat i ashpër mes nesh, vijon ai.

Në dosje theksohet se në këtë moment Dan Hutra pohon se u ka kthyer unazën e martesës familjes Hysa. Por pas 1 javë ata e kanë kontaktuar në lidhje me shtatzëninë e ish-gruas dhe aty është arrestuar padrejtësisht në shtëpinë e vjehrrit.

Hutra sqaron se vrasjet i planifikoi gjatë kohës që ishte në burg dhe se po mbahej aty padrejtësisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026