Të tjera masa kufizuese, Greqia vendos izolimin total
Rritja e rasteve me COVID-19 ka detyruar autoritetet në Greqi të rivendosin në izolim total në vend.
Në një dalje për mediat kryeministri Mitsotakis bëri me dije se duke nisur nga kjo e shtunë deri në 30 nëntor vendi hyn në një bllokim kombëtar.
Do të lejohet të qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë. Shkollat fillore dhe kopshtet do të vijojnë të qëndrojnë të hapura ndërsa shkollat e mesme do të mbyllen.
Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë të jepet ndihma ekonomike. Kryeministri bëri me dije se rikthehet lejimi i lëvizshmërisë përmes mesazheve.
Një ditë më parë edhe në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret të ri për të forcuar më tej masat mbarëkombëtare të parandalimit dhe kontrollit të pandemisë.
Masa që hyjnë në fuqi nga sot dhe zgjasin deri në 3 dhjetor. Më shumë kontrolle do të ketë në zonat e cilësuara me rrezik të lartë.
Sipas dekretit, një ndalim policor do të vendoset në të gjithë Italinë nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Për më tepër, qendrat tregtare të mëdha dhe të mesme do të mbyllen përveç dyqaneve të ushqimeve dhe farmacive.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet