Lirohen 79 policë që u morën peng gjatë demonstratave në Kolumbi

4 Mars 2023 | 22:43

Një grup policësh dhe punonjësish të fushës së naftës të marrë peng gjatë protestave në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë janë liruar.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shkruan BBC.

Dhuna shpërtheu të enjten pasi banorët bllokuan kompleksin e një kompanie kërkimi nafte. Ata kërkonin ndihmën e saj për të ndërtuar rrugë në zonë.

Udhëheqësi kolumbian, Petro kishte bërë thirrje që 79 oficerët dhe nëntë punonjësit e Emerald Energy të liroheshin. Një oficer policie dhe një civil u vranë gjatë trazirave.

Duke njoftuar lirimin e pengjeve, të cilët u filmuan të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz në dysheme, Petro u bëri thirrje hetuesve të gjenin përgjegjësit për dy vdekjet.

Ministri i Brendshëm, Alfonso Prada tha më herët të premten se ata u vranë me armë zjarri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026