Qeveria ndihmë bizneseve në luftën anti-Covid, Partia Demokratike: Është tallje
Një paketë mbështetëse për bizneset e vogla dhe të mesme do të shpërndahet gjatë muajve nëntor-dhjetor. Ndërsa vendi po përballet me rritjen e shpejtë të infektimeve me Covid-19, qeveria ka miratuar një fond të posaçëm për këto biznese.
Në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi të mbulojë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
Konkretisht, ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4000 lekë për çdo punonjës, për të dy muajt, ose 2000 lekë për secilin muaj. Nuk përfitojnë nga ndihma financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019.
Për vendimin ka reaguar, edhe Partia Demokratike përmes anëtarit të kryesisë, Enno Bozdo, i cili e ka cilësuar ndihmën si tallja e tretë për ta. Bozdo tha se qeveria ka dhënë vetëm 1.5 milionë euro për këtë paketë, dhe se 2000 lekë në muaj për punëtor janë më pak se shpenzimet ditore për maska dhe dezinfektues.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta