Vrau burrin që abuzoi me vajzën, gazetari: E kishte ndarë mendjen 24 orë përpara
Në emisionin Review në Euronews Albania, temë e të cilit këtë të diel ishte ngjarja e rëndë me tre gra të vrara nga Dan Hutra disa ditë më parë në Tiranë, gazetari Flor Gjini tregoi historinë e 55-vjeçares që kishte vrarë burrin pasi abuzoi me vajzën e saj.
Gazetari rrëfeu se si 55-vjeçarja kishte treguar në emisionin Real People se e kishte ndarë mendjen që do ta bënte një krim të tillë, për të cilin as nuk ishte penduar.
“Kulmi i intervistës janë 24 orët përpara se ajo të kryente vrasjen. Ajo vrau ish-burrin, njeriun që e pranon dhe sot që e dashuronte. Por sepse kishte abuzuar me vajzën që ajo kishte nga martesa e parë, zgjodhi ta vriste. Një natë më përpara ajo zgjodhi të flinte me të bijën dhe ajo i tregoi të gjithë historinë. Tha se vajza i konfirmoi të gjitha dyshimet që kishte dhe ajo e ndau mendjen që do ta vriste. ‘Të nesërmen unë e kisha ndarë mendjen që do ta vrisja’, më tha. Këtu mbetemi në një pikëpyetje, një person si të kryejë 1 vit burg, si të kryejë 15, e ka ndarë mendjen që do jetë abuzues dhe vrasës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Më kanë hedhur helm në pjatë”, motra e Hutrës zbulon konfliktet e vëllait në burg
- Motra rrëfen planin e Hutrës për vrasjen katërt: U betua të merrte hakun e babës
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë