Elidor Mëhlli: Rezultati zyrtar në SHBA mund të kërkojë muaj që të shpallet
Elidor Mëhlli, profesor i Historisë dhe Politikave Publike në SHBA thotë se, mjafton që Joe Biden të fitojë Pensilvaninë që gara për presidentin e ardhshëm të mbyllet. Aktualisht mbeten për t’u numëruar vota ende dhe në pesë shtete, ku gara mes dy kandidatëve është shumë e forta.
“Numërimi nuk ka përfunduar, vështirësia vjen për shkak të votës me postë. Z. Biden i mjafton një shtet si Pensilavania, për të siguruar mandatin. Deri tani nuk është në avantazh por distanca ka ardhur duke u ngushtuar. Pastaj kemi Arizonën dhe Nevadën ku ekipi i Biden mendon se mund të fitojë. Mjafton një nga këto shtete për të garantuar fitoren”, tha z. Mëhilli.
Por nga ana tjetër, pretendimet e Presidentit aktual Donald Trump për parregullsi gjatë zgjedhjeve pavarësisht se numërimi i votave të përfundojë, mund të kemi një shtyrje të certifikimit të rezultatit zyrtar.
“Z. Trump ka pretendime për pa rregullsi. Kjo do të kërkojë kohë që padia të shkojë nëpër sistemin e drejtësisë. Mund të duhet të pritet me javë apo muaj që të certifikohet rezultati”, përfundoi Elidon Mëhilli.
Aktualisht, Joe Biden ka 253 vota nga Kolegji Elektoral kurse Donald Trump 213. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende në pesë shtete, Pensilvani, Karolinën e Veriut, Xhorxhia, Nevada dhe Arizona. Në të pesë këto shtete gara është shumë e ngushtë, ku në tre kryeson Trump dhe dy Biden.
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus