Rama: Paga e mjekëve specialistë do të rritet me 6 mijë dollarë në vit
Kryeministri Edi Rama njofoi gjatë Kongresit të Shëndetësisë këtë të hënë, se paga e mjekëve specialistë duke filluar nga 30 prilli do të rritet me 50 mijë lekë të reja në muaj.
Shefi i qeverisë theksoi gjithashtu se qeveria po punon që një rritje të tillë ta bëjë në vitin 2024 edhe për mjekët e përgjithashëm dhe infermierët.
“Më 30 prill mjekët specialistë do të fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Janë 500 dollarë plus në muaj, janë 6 mijë dollarë plus në vit. Rritje duke filluar nga 30 prilli, ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të mjekëve të përgjithshëm dhe për infermierët. Shpresojnë që mjekët specialistë të mos na kërkojnë dhe 7% plus mbi 50 mijë lekëshin. Në ndërkohë edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve po u themi që ne po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe shpresojmë shumë që në vitin 2024 do të kemi edhe për ta një rritje të ngjashme”, tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta