Rama: Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa marrin diplomën të ikin në Gjermani
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në fjalën e mbajtur përpara profesionistëve të mjekësisë, Rama e vuri theksin te largimi i mjekëve jashtë vendit.
Rama tha se studenti i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale, pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti. Shefi i qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.
“Sot 1 student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e ksotos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani.
Shteti shqiuptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë.
Nga ana tjketër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe p
Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës