Avokati: Procesi për vulën e PD-së mund të zvarritet me vite

6 Mars 2023 | 11:58

Rezart Kthupi, një nga përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, foli në Euronews Albania në lidhje me ‘sagën’ e nisur në gjykata në lidhje me vulën e PD-së.

Kthupi tha e procesi i nisur në gjykata mund të zgjasë me vite, por shtoi se pala e tij është e gatshme për një përgjigje përfundimtare sa më të shpejtë nga Gjykata e Lartë.

Ai i bëri thirrje  Gjykatës së Lartë ta shqyrtojë çështjen brenda afatit 30-ditor, pas ankimit që pritet të bëhet nga përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës.

“Nëse është në çështjen e vullnetit tonë, është e lutur Gjykata e Lartë që ta shqyrtojë çështjen brenda afatit 30-ditor. Ne duam t’i japim zgjidhje në themele kësaj çështjeje nuk duam ta zvarrisim. Ne duam t’i japim një zgjidhje përfundimtare që njerëzit të qartësohen se kush është drejtuesi legjim i Partisë Demokratike. Nëse Gjykata e Lartë e shikon të mundshme, brenda 30-ditëve të shqyrtohet çështja, ne jemi shumë të gatshëm. Nëse Gjykata e Lartë vendos që vendimi i Gjykatës së Apelit është në fuqi, i takon palës tjetër që të depozitojë kërkesën në Gjykatën e Shkallës së Parë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026