Shqiptarët fitojnë sërish Tuzin, koalicioni “Forumi Shqiptar” fiton zgjedhjet
“Komuna e Tuzit edhe për jatër vitet e ardhshme do të qeveriset nga shqiptarët. Forumi Shqiptar i kryesuar nga Nik Gjeloshaj ka arritur të sigurojë 18 mandate nga 32 të përgjithshme në komunën e Tuzit duke bërë kështu që edhe për katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga Nikë Gjeloshaj dhe 4 partitë e tjera të përfaqësuara në forumin Shqiptar”
Pas numërimit të votave rezultoi një fitore e pastër e Shqiptarëer të cilët arritën të siguronin 2 mandate më shumë se në zgjedhjet e vitit 2018.
Ndarja e mandateve në zgjedhjet për komunën e Tuzit
-Alleksa Beçiç – Shtjefen Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë” – 414 vota – 1 mandat
-Koalicioni DPS, UDSH, PB, SD – Rrugës së drejtë” – 2753 vota – 12 mandate
-SNP– Ndershmërisht për Tuzin – Zhelko Miliq” – 159 vota- 0 mandate
-Koalicioni shqiptar – Bashkë (PD – Forca)” – 179 vota – 0 mandate
-Forumi shqiptar – Bashkim e Zhvillim (ASH, LDSH, UNSH, LDMZ)” – 4214 vota – 18 mandate
-PDP – Për gjeneratat e ardhshme” – 131 vota – 0 mandate
-SDP – Lëvizja për Tuz – Me gjithë zemër për Tuz” – 333 vota – 1 mandat
Ngjyrat kuqezi dhe flakadanët ndezën atmosferën në shtabin elektoral të “ Forumit Shqiptar” ku gjithçka u kthye në festë.
Më pas atmosfera u zhvendos në një ambient festiv të organizuar me ritme patriotike Shqiptare.
Nikë Gjeloshi falenderoi të gjithë votuesit ndërsa theksoi që Malësia ka nevojë për bashkim
“Malësia do bashkim, do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë me qeveris , kanë qeverisë mirë , kjo është nota më e mirë që na kanë dhënë qytetarët e Mësisë. Falenderojmë të gjithë ata që na kanë përkrah , falënderoj diasporën, falenderoj gjithë Shqiptarët.”- theksoi ai.
Edhe forcat e thera politike shqiptare që iu bashkuan kualicionit u shprehen tepër të kënaqur me fitoren ndërsa vlerësuan bashkimin e Shqiptarëve .
“Natyrisht tani emocionet kanë arritur kulmin kur forumi Shqiptar i cili u formua lara katër viteve me qëllim që të marrë një copë pushtet e sot e merr mbështetjen e fuqishme çka është dëshmi e punës tonë katër vjeçare dhe dëshmi e vullnetit të popullit që dëshiron zhvillim dhe mbi të gjitha dëshirojnë që në komunën e Tuzit ta ruajnë identitetin kombëtar”- u shpreh Nikollë Camaj, kryetar i LDSH-së.
Shumë shqiptarë të diasporës udhëtuan mijëra kilometra për tu bërë pjesë e procesit ndërsa i cilësuan këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve të Tuzit .
” Jem shumë të kënaqur di përfaqësues të federatës Vatra , vatra e Fan Nolit i cili tha para 110 viteve “Nan mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë “. Edhe sot diaspora votoi bindshëm për fitoren në Malësi”-nënvizoi drejtuesi i Vatrës.
Komuna e Tuzit u shkëput nga Podgorica në vitin 2018 ndërsa që nga ai moment ky është mandati i dytë që do drejtohet nga Shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut