Dorëheqja e Thaçit, analisti Shala: Qeveria duhet të kishte bërë më tepër për të ndarë viktimën nga agresori

6 Nëntor 2020 | 07:11

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti dhe ish drejtori gjeneral i RTK-së Mentor Shala, tregoi pozitën e vështirë ku gjendet Kosova në këto momente.

Me vënien para drejtësisë të gjithë komandantëve nuk po përcillet një imazh i mirë i Kosovës.

“Mendoj se të merren dy figurat kryesore të historisë së Kosovës si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli është një dëm i madh që i bëhet Kosovës po gjithashtu ky është një dëm i madh që i bëhet historisë,” – tha Shala.

Sipas tij ka pasur mundësi të bëhet më shumë nga ana e Kosovës për të diferencuar viktimën nga agresori.

“Unë mendoj se shteti (Kosovës) ka pasur mundësi, ka pasur mekanizëm dhe infrastrukturë shumë më shumë seç e ka bërë deri më tani. Argumentet i kanë pasur në dorën e tyre, kanë pasur fakte me emra e mbiemra të gjithë atyre kriminelëv që kanë bërë krime në Kosovë, mirëpo për fat të keq nuk është bërë sa duhet që Kosova të tregojë se kush ka qenë krimineli dhe kush ka qenë viktima,” – u shpreh analisti.

Ai solli në vëmendje se Kosova ka qenë nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për një kohë të gjatë dhe në qëndrimin e tij ppërvec mungesës së vullnetit nga ana e tyre për të shfaqur të vërtetën, më tepër kanë prodhuar skandale.

Pyetur nga gazetarja Mulaj se sa do të ndikojnë këto ngjarje në negociatat me Serbinë, Mentor Shala deklaroi se Kosova për momentin nuk është më në kushte të vazhdojë negociatat me Serbinë sepse kemi të bëjmë me një gjendje të rënduar si të politikës ashtu edhe të vendit në përgjithësi.

Së fundmi ai u shpreh se forcat politike në Kosovë duhet të ulen, të diskutojnë dhe të bëjnë një plan se si duhet vijuar më tej dhe duke qenë se vendi është pa president nevojitet një konsensus i gjerë politik.

Të enjten Hashim Thaçi, ish-drejtuesi i UÇK-së dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës pas konfirmimit ta aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special. Pas dorëheqjes së Thaçit, Vjosa Osmani, kryetarja e kuvendit të Kosovës ka marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.

 

Lexoni gjithashtu: 

Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja

Dorëheqja e Thaçit, Milazim Krasniqi: Klasa politike në Kosovë duhet të jetë e bashkuar

Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes

Akuzat për krime lufte, udhëheqësit shqiptarë mbështesin Thaçin dhe ish-luftëtarët e UÇK-së

Komandanti i UÇK-së, që la armët për të drejtuar shtetin

Shqiptarët e Kosovës të zemëruar për aktakuzën ndaj Thaçit: Po krimet e serbëve?

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026