Zgjedhjet në SHBA, gazetari Doda: Hera e parë që në Amerikë keqpërdoret vota

6 Nëntor 2020 | 07:50

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku, gazetari Qazim Doda foli rreth situatës së krijuar në Miçigan ku siç tha ai pas orës 4:00 të mëngjesit kanë arritur diku te 130 mijë vota dhe të gjitha kanë qenë për Biden, gjë që për presidentin Trump ishte shqetësuese.

Doda sqaroi se çështja është dërguar në Gjykatën Federale dhe beteja vazhdon.

Ndërkaq sa i përket Pensilvanisë gazetari Doda tha se situata është disi më ndryshe. Problemi atje qëndron se që nga dita e enjte rreth 165 mijë vota të Trump janë zhdukur dhe dy kandidatët kanë qenë thuajse barazim me njëri-tjetrin. Numërimi po vazhdon ende dhe akoma nuk ka një rezultat pavarësisht se rreth mbi 94-95% e procesit të numërimit të votave ka mbaruar.

Ditën e premte pritet të mbarojë numërimi dhe sipas asaj që tha gazetari të martën pritet të vijnë dhe votat e ushtrisë e pas numërimit të të gjithave pritet rezultati.

“Sa i përket Arizonës që e ka humbur presidenti Trump, kjo është shumë e kuptueshme për shkak të konfliktit të tij me senatorin e atëhershëm John McCain dhe me senatorin tjetër Jeff Flake dhe në datën 28 të muajit të kaluar vet Flake doli në një deklaratë ku bëri thirrje të votohej Biden,” – sqaroi në fjalën e tij Doda.

Ndër të tjera ai sqaroi gjithashtu se është hera e parë në historinë e Amerikës që ndodh një keqpërdorim i votës në këtë mënyrë, siç ka ndodhur në Miçigan dhe pak në Pensilvani.

Sipas gazetarit, fakti qe mund të jetë keqpërdorur apo vjedhur vota nuk do të thotë që integriteti i Amerikës ulet.

Kjo është diçka që do të vlerësohet nga Gjykata për të cilën ekipi i Trump ka filluar të mbledhë fonde sepse duhet një “ushtri” me avokatë derisa çështja të shkojë në Gjykatën Supreme, ku Donald Trump ka shumë shanse të fitojë sepse atje ka 6 gjykatës republikane dhe 3 demokratë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Trump në deklaratë për shtyp: Demokratët po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet

Rudina Hajdari: Rezultati tregon se Biden mbetet shumë i fortë

Trump do të garojë sërish në 2024 nëse humb këtë vit, deklaron ish-shefi i kabinetit

Mbështetës të armatosur të Trump protestojnë pranë qendrave zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026