“Mësuesja e nipërve të saj”, rrëfimi emocionues i 74-vjeçares nga Vlora

7 Mars 2023 | 16:08

Sherife Shanaj, sot 74 vjeç, gjysmën e jetës e kaloi duke mësuar brezat e rinj.

Teksa hyn në shkollën ku ka dhënë mësim për shumë vite, ajo tregon emocionet e saj.

“Është një nostalgji, kënaqësi që këtu gjen gjurmët e punës tënde, gjen vendin ku ke punuar klasën, takon kolegët, dhe të duket sikur rinohesh kur hyn prapë në atë vendin që ke punuar,” – rrëfeu Sherife Shanaj.

Klasa ku zhvillonte mësim ka lënë pas kujtime të bukura për të.

“Klasa ime ka qenë kjo, për herë të fundit kam mësuar nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë pastaj i lashë. Këtu kujtoj ata nxënësit e mi të vegjël, erdhën në klasën e parë dhe i lashë në klasën e tretë dhe nxënësit më kishin organizuar një festë. Edhe sot që e kujtoj atë ditë që unë jam larguar, u ndava me shoqërinë, por dhimbja më e madhe që u ndava me ata vogëlushë aq të sinqertë. Një nxënës më bëri një dedikim, e kam akoma,” – tha mësuesja.

Për të jeta rezervoi një ngjarje të hidhur, por me forcë dhe dashuri arriti ta përballojë.

“E kam pasur pak të vështirë punën si gjyshe, në jetën time më ka ndodhur një fatkeqësi. Unë jam nëna e dy çunave, me ka vdekur nusja e djalit në moshën 34 vjeç dhe më ka lënë dy fëmijë binjak autik. Që në moshën një vjeç i mora dhe i rrita. Fëmijët e mi jetimë dhe autik, gjë që shtonte përgjegjësinë. Ikja e nuses më bëri që të harroj gjithçka e t’i përkushtohesha vetëm atyre,” – rrëfeu Shanaj.

Mësuesja dhe gjyshja e merituar ka një mesazh për të gjithë ata që sot përballen me situata të tilla

“Këta fëmijë duan vetëm dashuri. Te moshat e reja, nënat e reja duhet ta pranojnë jo ta fshehin, jo të ndrydhen.  Detyra jonë është jo t’i fshehim por ne të punojmë për ta. Paralelisht me punën që bëhej në kopsht unë kam studiuar të gjitha literaturat për ta,” – tregoi Shanaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026