7 marsi i fundit për një mësues, Vatnikaj flet për punën me fëmijët gjatë 36 viteve
Ky është 7 Marsi i fundit, për mësuesen e ciklit të ulët, Antoneta Vatnikaj. 36 vite kanë kaluar pa kuptuar dhe kjo është meritë e fëmijëve.
“Një përqafim i fëmijëve ta zbukuron gjithë ditën një fjalë e ëmbël e tyre. Mundohem shumë ti mbuloj emocionet, e di që do më mungojnë shumë zërat e këtyre fëmijëve”- shprehet Vatnikaj.
36 vite në arsim, e kanë ndryshuar mësuese Antonetën. Ndjek keqardhje për mënyrën sesi zhvillohej mësimi vite më pare.
Sot fëmijët dhe ora mësimorë, janë në shërbim të njëri tjetrit.
“Nuk kanë ndryshuar vetëm fëmijët por dhe ne, nuk jam unë ajo mësuesja që respektote aparatin pedagogjik. Tani jam mësuese e lire e sjell orën e mësimit në mënyrë sa më të këndshme për fëmijët. Edhe fëijët flasin më lirë shprehen më lirë.
Por si ka ndryshuar figura e mësuesit? Sipas Antonetës, këtë gjë e ka në dorë vetë mësuesi.
“Figurën mësuesi mundohet ta mbajë vetë aty ku duhet, nuk mund të them se është zbehur, jam unë ajo që ose e zbeh ose e ngre figurën kështu që. Nuk janë më ata fëmijët e ndrojtur që nuk arrimin të shprehim edhe dëshirën tonë”- theksoi ajo.
Ky 7 Mars për mësuesen tonë ishte prova se misionin e saj e ka kryer siç duhet.
“Për të gjitha detyrat që na jep, po ndonjë gjë që nuk të pëlqen, hajt se nuk na dëgjon? Nuk kam është shumë e rreptë”
“Mua më pëlqejnë disa herë detyruat vetëm disa, sepse disa herë lodhem”
“Na mëson shumë dhe na kënaq”- shprehen nxënësit.
Ashtu siç e do tradita, lulet nuk munguan për këtë 7 Mars. Megjithatë të vegjlit kishin zgjedhur dhe disa krijimi të tyre, dedikuar mësuese Antonetës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë