Rithemelimi refuzon ftesën e Alibeajt, Paloka: Do vulën nga Rama, votat nga Berisha

7 Mars 2023 | 15:35

Një ditë pasi Enekelejd Alibeaj ftoi kandidatët e primareve t’i bashkohen Partisë Demokratike zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, nga grupi i Sali Berishës ka ardhur edhe reagimi i parë.

Deputeti Edi Paloka e ka cilësuar këtë ftesë jo të sinqertë në kuadër të bashkimit, por lojë të kryeministrit Rama.

Sipas tij, Alibeaj kërkon vulën nga Rama e votat nga Berisha.

Ndonëse mbetet e paqartë mënyra se si grupi i Rithemelimit, i cili ka zyrtarizuar tashmë edhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, do të hyjë në këto zgjedhje, Paloka tha se Partia Demokratike është ende në bisedime me aleatët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026