Avokati tregon arsyet: Pse Basha figuron ende kryetar i PD-së edhe pas dorëheqjes
Edhe pse prej rreth 1 viti ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha, juridikisht ende figuron kryetar i Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Besart Logu u shpreh se kjo ndodh për dy arsye.
E para, duhet të regjistrohet kryetari i cili ka dalë nga një proces sipas parimit një anëtar, një votë, që sipas tij nuk ka ndodhur dhe e dyta se nuk mund të regjistrohet kryetari i komanduar.
“Zoti Basha, formalisht sot figuron kryetar i Partisë Demokratike. Figuron për dy arsye. E para, sepse ligji për partitë politike, detyron partitë politike të regjistrojnë kryetarin e dalë nga një proces votbesimi. Nëse do i kthehemi statutit të PD-së, thotë; kryetari zgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë.
Faktikisht, nga momenti i dorëheqjes së zotit Basha deri në momentin që po flasim, nuk kemi një proces të tillë dhe nuk kemi çfarë të regjistrojmë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Edhe sikur, ligji për partitë politike do detyronte subjektet politike që të regjistrojnë kryetarin e komanduar apo dorëheqjen e kryetarit, dosja ka qenë në Apel”, theksoi ai.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë