“Njerëzit digjeshin”- Rrëfimi i ndjerë i 19-vjeçares: Si arrita të dilja nga treni

Aksidenti ne Greqi
7 Mars 2023 | 22:03

Vassiliki dhe partneri i saj Stelios ishin në trenin e udhëtarëve që u përplas në afërsi të Larisës me një tren mallrash.

Studentja e re e fizioterapisë shpëtoi mrekullisht bashkë me të dashurin e saj teksa ishin ulur në mensën e trenit kur ndodhi përplasja tragjike.

“Tani jam mirë, dje dola nga spitali. Në momentin e përplasjes ishim pikërisht përballë mensës, në sediljet e para. Para përplasjes gjithçka ishte e qetë, në mensë kishte shumë njerëz, në një moment u dëgjua një zhurmë. Gjithçka u bë e zezë,” – tregoi ajo.

“Menjëherë u ngrita dhe thirra partnerin tim, e pashë pranë meje, u mbajtëm fort dhe pamë se ishte krijuar një vrimë, nuk e di nëse ishte shkrirë dyshemeja, por përfituam dhe zbritëm që andej”, tha 19-vjeçarja e cila pasi ka dalë me partnerin ka telefonuar të atin nga një telefon që ka gjetur rastësisht.

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët dhe dolën edhe njerëz që ishin mirë. Na dhanë një batanije. Më në fund, kur u qetësuam pak, u ulëm, duke besuar se do të vdisnim dhe këto ishin momentet tona të fundit në Tokë. I thosha Stelios të largohej, pashë një rrugë dhe i thosha të ikte që andej,” – rrëfeu Vassiliki për mediat greke.

Në fund të përshkrimit të saj tronditës e reja shtoi: “Skena që më emocionoi më shumë është kur zbritëm nga vagoni dhe kishim nevojë për ujë, i kërkuam njëri-tjetrit ujë. Në një moment pamë dy fëmijë dhe njëri ishte i përkulur dhe duke u lagur. I kërkuam ujë por na thanë që njëri urinon nga tjetri për të pastruar fytyrën. Aty kuptova se nuk kemi asnjë shpresë ”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026