Kreshnik Spahiu paralajmëron Ramën: Do marr pushkën kundër këtij pushteti nëse…
Analisti Kreshnik Spahiu komentoi VKM për shembjen e ndërtesave që kanë kaluar mbi 50 vjet.
Spahiu në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se nëse qeveria do të ketë një VKM me standarde europiane, do të jetë pro vendimit por nëse bëhet i imponuar nga oligarkët do të marrë “pushkën ndaj pushtetit “
“Nëse qeveria do të ketë një VKM të standardit evropian unë do jem i gatshëm të bëhem avokat i qeverisë, për çështjen e rinovimit të pallateve që kanë mbi 50 vjet, dhe nëse është një VKM e imponuar nga oligarkë unë do bëhem revolucionar dhe do marrë pushkën kundër këtij pushteti. Ka një standard europian në legjislacionin për rinovimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që konsiderohen monument kulture. A e dini se është standardi që e ndan abuzimin me të drejtën në këtë histori. Është e drejta e pronës, që do të thotë a do të parashikojë qeveria në këtë projekt të drejtën prioritare të pronarëve për ta rinovuar projektin apo për ta prishur atë.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta