Aktakuza ndaj Thaçit, Manjani: Ka një kërcitje logjike, po tentojnë të gjejnë kriminelë në radhët e viktimave

6 Nëntor 2020 | 12:01

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në studion e Euronews Albania akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Manjani është shprehur se në aktakuzë ka një kërcitje logjike, pasi po hetohen viktimat.

“Para se të filloj më aktakuzat, mendoj se kontrolloni i banesave ishte i tepërt. Nuk ka asnjë logjikë. Mua m’u dukën si këto shoë-t, që bën policia shqiptare këtu, i bën më tepër për të trembur njerëzit sesa për të siguruar prova në kuadër të një hetimi procedurial, penal. Megjithatë nuk dua të paragjykoj, apo gjykoj aspak, por sidoqoftë mua më duket se është një spektakël i tepruar. Çështja e aktakuzave në parim mendoj që kërcet shumë, ka një kërcitje logjike. Është fakt tendenca apo dëshira për të gjetur kriminel lufte në radhët e viktimave. Viktima në këtë rast ishte populli i Kosovës. U organizua në mënyrë të tillë për të mbrojtur shtetin. Pra të kërkosh kriminel lufte në Kosovë është një problem logjik. Kjo le të shkojë deri në fund, le të shterohet përfundimisht. Është një fat i keq ky për Kosovën”, u shpreh Manjani.

Ish-ministri u shpreh më tej se kjo situatë u krijua pas personat e akuzuar merren aktualisht me politikë. Sipas tij, në të kundërt nuk do të ishte ngritur asnjë aktakuzë.

“Pjesëmarrësit në lufte, pas nj fare kohe quhen veteranë lufte, jo politikanë. Kjo është ngatërresa më e madhe që ka ndodhur një Kosovë. Prejardhja e fitimtarëve të luftës si politikanë mendoj që i ka ngatërruar shumë gjërat. Po e marrin ndryshe skenarin, sikur aktorët e akuzuar nuk do ishin marrë me politikë kjo gjë nuk do të kishte ndodhur”, nënvizoi Manjani.

Ky koment i Manjanit vjen, pasi ditën e djeshme gjatë një deklarate për mediet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, pas konfirmimit të akt-akuzës për krime lufte. Ndërkohë u arrestuan edhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026