OKB: Regjimi taliban për gratë afgane, më represivi në botë
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në Afganistan më 8 mars, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, talibanët ushtrojnë regjimin më represiv për gratë në botë.
Misioni i OKB-së u kërkoi udhëheqësve të Afganistanit të heqin kufizimet e ashpra që ata kanë vendosur ndaj popullatës së gjinisë femërore të vendit që nga rifitimi i pushtetit, shkruan REL.
Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori përsëri kontrollin e kombit të shkatërruar nga lufta, fillimisht ky grup kishte premtuar se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.
Megjithatë, talibanët kanë vendosur një qëndrim të ashpër, duke shtypur më tej të drejtat e grave dhe duke kufizuar liritë, madje edhe ndalimin e arsimimit të vajzave pas klasës së gjashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)