Shifra rekord me COVID, Kosova në karantinë të plotë nga e premtja në të hënë
Në kuadër të masave të reja anti-COVID, qeveria në Kosovë ka marrë vendimin për të mbyllur vendin në karantinë gjatë fundjavës.
Më konkretisht komiteti i ekspertëve ka vendosur që të vendosë mbylljen e të gjitha aktiviteteve në vend, duke nisur nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës.
Një ditë më parë, Kosova vendosi një tjetër rekord negativ sa i përket COVID-19 duke shënuar 661 raste në 24 orë.
Masat kufizuese kanë nisur të shtrëngohen gradualisht në disa vende europiane. Një ditë më parë Greqia mori vendimin për të hyrë në një izolim kombëtar.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se bllokimi do të jetë trejavor duke filluar nga e shtuna në mëngjes, duke thënë se rritja e infeksioneve të coronavirusit duhet të ndalet para se sistemi i kujdesit shëndetësor të Greqisë të vihet në presion “të padurueshëm”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit