12 të vdekur dhe rekord infektimesh në Kosovë në 24 orë

6 Nëntor 2020 | 14:18

Kosova ka shënuar 729 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa kanë humbur jetën 12 persona. Ky është numri më i lartë i rasteve në një ditë, të cilët janë identifikuar nga kryerja e 1 827 testeve. Autoritetet në Kosovë thonë se rastet janë shtuar për të neglizhencës së masave.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste vdekjeje që janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 22.934 raste nga 103.839 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 732 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.

 

Lexoni gjiashtu:

Shifra rekord me COVID, Kosova në karantinë të plotë nga e premtja në të hënë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026