Kryeministri Rama kritika opozitës: Janë bërë bashkë për të na penguar

6 Nëntor 2020 | 14:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur sot qytetin e Durrësit për të prezantuar platformën “deputeti që duam”, ndërkohë ftoi të interesuarit t’i bashkohen ekipit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Fillimisht Rama u ndal tek problemi i plehrave në Porto Romano, duke thënë se falë punës së PS-së nuk hidhen më plehra në këtë zonë.

“Jemi këtu në këtë vend ku deri para pak kohësh ishte një plagë e hapur mjedisore, që ishte bërë Durrësin të turpërohej dhe që e kishte edhe Shqipërinë të turpërohej si rezultat i reportazheve ndërkombëtare të bëra mu këtu në Porto Romano, ku male të tërë me plehra kalbeshin mbi dhe, pa diskutim ndikonin në ajrin dhe shëndetin e njerëzve, dhe duke ndikuar po ashtu në imazhin e një qyteti që i ka të gjitha potencialet për të qenë një ndër qytetet më të vizituara nga ana turistike. Këtu po ndodh sot një transformim i jashtëzakonshëm, sepse nuk ka më plehra që mblidhen këtu”,  tha Rama.

Ai nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa shtoi se Shqipëria sot vuan nga mungesa e një opozite reale, e cila sipas tij është e papërgjegjshme. Kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej edhe opozitës së bashkuar, e cila akuzon qeverinë se nuk po i ndihmon siç duhet pacientët e prekur me Covid-19, por paratë po i çon tek inceneratorët.

“Ne do bëjmë atë që duhet, sepse ne këta nuk i kemi përballë, por i kemi mbrapa, në përpjekje për të na kapur dhe të na tërheqin mbrapsht. Ne kemi bërë edhe gabime, kemi te metat tona, por një gjë është e sigurt se në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as 1/1000 e asaj që ofrojmë ne në shërbim të tyre. Ata janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne këtu sot në promovimin e platformës nuk jemi nga halli, as nga ndonjë tronditje aritmetike, nuk na sjell këtu as ideja se përndryshe ne nuk i mundim ata. Ata janë të mundur, të humbur. Ata janë të destinuar të degradojnë, sepse shumica e shqiptarëve nuk mund t’i mbështesin ata” tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Debati për inceneratorët, Veliaj sulmon Bashën: Me projektin e PD-së trajtimi 30% më shtrenjtë

Dy milionë euro për inceneratorët, koncesionarët në Fier dhe Tiranë paguhen, por nuk investojnë

72 milionë euro për tre inceneratorë që nuk punojnë

Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar

Shoqata e Ricikluesve: Industria në prag të falimentimit

Basha: Rama po i çon lekët e shqiptarëve tek inceneratorët, 2 mln euro vetëm në 4 ditët e fundit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026