Rreth 500 raste të reja me COVID-19, Basha: Qeveria ka humbur kontrollin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi sërish qeverinë të premten se “ka humbur kontrollin e situatës së pandemisë”.
Basha komentoi në Twitter pak pas përditësimit ditor të të dhënave të pandemisë bërë nga ministria e Shëndetësisë. Ai tha se qeveria gaboi duke vijuar pagesat e koncesioneve dhe duke mos i përqendruar fondet te shëndetësia në një kohë kur të dhënat e të infektuarve po rriten dita-ditës.
“Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që [qeveria] të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxori faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ja jep milionat mafies së plehrave,” – shkroi Basha në Twitter.
Kryetari i PD-së e kritikoi kryeministrin duke këmbëngulur se “ai e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë”.
Sipas demokratëve me këtë qasje qeveria ka “shkatërruar ekonominë” dhe po shkatërron “edhe jetët dhe shëndetin e qytetarëve”.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 6, 2020
Ditën e premte ministria raportoi 489 raste të reja me COVID-19, çka rezulton të jetë numri më i lartë i raportuar ndonjëherë në tetë muaj pandemi.
Prej muajit mars autoritetet kanë kryer 135 mijë testime, prej së cilave 23,210 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Nga këto, 11,861 raste (51.1%) janë shëruar, 10,800 (46.5%) janë ende me mbartje të virusit, ndërsa 549 (23.6%) janë mbyllur me humbje jete.
Lexoni gjithashtu:
Gjashtë viktima nga COVID-19, rastet e reja i afrohen 500 në 24 orë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta