Ambasadorët e BE-së pa vendim, s’arrihet konsensusi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të gjenin kompromis sot për kuadrin negociues për Shqipërinë, e veçanërisht për atë të Maqedonisë së Veriut, kjo pasi Bullgaria nuk e pranoi tekstin e imponuar nga Presidenca gjermane.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar pasi shtyrja e samitit të Këshillit të ministrave evropianë, u la pak ditë më shumë ambasadorëve për të parë nëse qëndrimi bullgar do të ndryshojë javën që vjen.
“Burime për Euronews Albania nga përfaqësuesit e vendeve anëtare na kanë treguar se bullgarët kanë qenë kokëfortë edhe sot dhe lajmi i mirë për momentin është që nuk është marrë ende një vendim,” – u shpreh gazetari i Euronews Albania, Ernest Bunguri.
Sipas propozimit gjerman, nëse nuk do të arrihej një kompromis kjo çështje do të shtyhej për në dhjetor, por meqenëse Këshilli ka shtyrë me një javë mbledhjen e radhës, është lënë më tepër kohë që palët të gjejnë një zgjidhje.
“Në kuadrin e procesit të Berlinit të martën [10 nëntor] në Sofie mbahet dhe një samit për Ballkanin dhe sipas burimeve tona Gjermania do të përpiqet t’i ushtrojë trysni Bullgarisë për të çliruar nga ky peng Maqedoninë e Veriut, e cila kishte situatë të ngjashme edhe me Greqinë vite më parë për çështjen e emrit,” – shtoi korrespondenti i Euronews Albania.
Kuadri negociues, i zbardhur më herët nga Euronews Albania, ka marrë parasysh vetëm qëndrimet e vendeve skeptike ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në raport me procesin e integrimit.
Opinionet e vendeve si Franca, Holanda, Danimarka, Spanja dhe disa vende të tjera, janë marrë në konsideratë më tepër se sa opinionet e rreth 14 shteteve që ishin pozicionuar “pro” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Gjermanët për të mos dashur ta bllokojnë edhe njëherë me komente dhe paqartësi kanë vendosur të pranojnë propozimet e Francës, propozime që kanë vendosur parakushtet për Shqipërinë për burgosje të politikanëve apo zyrtarëve të lartë [të korruptuar] përpara çeljes së negociatave,” – u shpreh më tej gazetari Bunguri.
Tashmë ajo që ka mbetur është që pas së martës dhe samitit të Sofjes, ambasadorët do të mblidhen edhe një herë të mërkurën, 11 nëntor, për të vendosur nëse këto kuadro negociatash të dy vendeve, do t’i kalojnë edhe njëherë takimit të ministrave të jashtëm apo do t’i kthehet për bisedime vendeve anëtare përpara samitit të dhjetorit.
Lexoni gjithashtu:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi