Ibsen Elezi: Këtyre u duhet prerë dora, jo të takojnë ambasadoren

8 Mars 2023 | 19:05

Ibsen Elezi, ish-kandidati për kryetar të PD-së dhe ish-drejtuesi i PD në Kukës, në një intervistë për Euronews Albania ironizoi takimet e sotme të ambasadores së SHBA me krerët e 3 partive.

Elezi u shpreh personat që takuan ambasadoren e vendit më të lirë në botë siç është SHBA nuk kanë asnjë lidhje me transparencën dhe zgjedhjet e lira, përkundrazi sipas tij ata janë simbol i vjedhjes së votës.

“Takime fantastike të ambasadores! Isha i sigurt që Rama do çonte Gjiknurin në takim për të thënë se ky mjeshtri i blerjes së votave është garanti më i mirë. Ulet me Metën që pati fushatë blerje votash për të rrëzuar PD dhe për të sjellë Ramën në pushtet. Unë jam dëshmitar okular që ka sjellë një biznesmen gjirokastrit që bleu 14 për qind të votave në Kukës. Është një rast skandaloz se nuk mund të marrë 14 të votave një gjirokastrit në Kukës. Alibeaj dhe Alibeajt e të tjerë, Albana, Paloka, Këlliçi janë të gjithë bashkë. Imagjinoni çfarë garancie ka takimi; gjithë manipulatorët në front për të mbrojtur votën. Këtyre u duhej prerë dora për hajdutë tipikë të votës”, tha Elezi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023