MSH publikon bilancin e Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit

8 Mars 2023 | 19:22

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit është shënuar një humbje jete nga Covid-19 në vend, ndërkohë që është regjistruar vetëm 16 raste të reja nga 310 testime të kryera.

Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim të specializuar 6 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni, 13 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

12 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë.

Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  ka humbje jete me SarsCov2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Mars 2023)

Raste të reja ditore               1

Të shëruar në 24 orë            16

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       310

Testime totale                   2,042,781

Raste pozitive                      333,608

Raste të shëruara                  329,852

Raste Aktive                             156

Humbje jete                              3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      140

Fier                           8

Vlorë                         6

Durrës.                      3

Shkodër.                    1

Elbasan.                     1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026