Mblidhet Kryesia e PS-së, në fokus 14 maji dhe zgjedhja e kandidatëve
9 Mars 2023 |
09:12
Që prej orës 09:00 të ditës së sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë në selinë rozë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes, janë zgjedhjet lokale të 14 majit, zgjedhja e kandidatëve që do të garojnë në 61 bashkitë.
Partia Socialiste ka zhvilluar sondazhe te brendshme për kandidatët e saj, një pjesë e të cilëve janë kandidatë që aktualisht e ushtrojnë detyrën e kryebashkiakut të vendit. Një përqindje më e ulët do të jenë kandidatë të rinj.
Po gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shqyrtojë kërkesën e 42 partive politike për t’u regjistruar në zgjedhje, përfshirë Partinë Socialiste.
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta