Aktakuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Valon Murati: Po synohet rishkrimi i historisë
Valon Murati, kryetar i partisë Lëvizja për Bashkim, komentoi për Euronews Albania situatën që po kalon Kosova pas aktakuzës së zyrtarizuar ndaj nëntë ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Ka pasur devijim të madh prej kur raporti i Dik Martit kur u kthye në rezolutë në Këshillin e Evropës dhe kur ajo zhurmë u bë për [dyshimet për] transplantimin e organeve [të personave të zhdukur], por tashmë jemi në këtë situatë kur Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special e kanë ngritur shumë lart stekën sepse u është vënë pas njerëzve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” – u shpreh Murati i cili theksoi se akt-akuza godet jo vetëm ish-udhëheqësit e UÇK-së por “kriminalizon gjithë luftën”.
I pyetur nga gazetari Eno Muja nëse mund të shmangej krijimi i Gjykatës Speciale, Murati u shpreh se ndihej mirë që partia e tij ka votuar kundër ligjit për “Dhoma të Specializuara”.
“Ka qenë presion shumë i madh, në të cilin ne jemi futur edhe me papërgjegjësinë tonë pas mos-marrjes seriozisht sa duhej të raportit të Dik Martit e rezolutës së Këshillit të Evropës, por mbase do të ishte dashur që të këmbëngulej edhe më herët për krijimin e mekanizmave që do të merrej me hetimin e krimeve të supozuara,” – tha Murati duke e cilësuar si “produkt me prapavijë politike nga Rusia dhe Serbia” dhe “qasje naive e bashkësisë ndërkombëtare”.
“Mendoj se realisht nuk duhej që ne ta votonim këtë gjykatë, ka qenë kërcënimi që do të bëhej nga Këshilli i Sigurimit [OKB], por mbase ka qenë vetëm një kërcënim, pasi miqtë tanë nuk besoj do ta lejonin krijimin e një gjykate, por edhe nëse do të krijohej do të ishte më mirë një gjykatë ndërkombëtare se sa kështu një gjykatë mostër juridike që në emër të Kosovës, pa kosovarët, pa shqiptarët, e gjykon luftën dhe përpjekjen për liri në mënyrën më të paturpshme dhe përmes kësaj aktakuze synohet të rishkruhet historia,” – analizoi Murati.
Sipas kryetarit të Lëvizjes për Bashkim aktakuza i ka të gjitha elementët e “synimit për rishkrimin e historisë” pasi e shikon UÇK-në si organizatë me elemente terroriste që kërkon të eliminojë kundërshtarët politikë, civilët dhe etnitë e tjera duke dhënë idenë se agresori në Kosovë ka qenë UÇK-ja dhe jo ushtria serbe.
Murati tha se kishte pritshmëri për arrestime të tjera. Ai tha se tashmë Kosova duhet të paraqitet edhe si shoqëri për t’u përballur me vendimet e Gjykatës, e cila sipas tij ka probleme të ligjshmërisë, pasi pas 5 vitesh mandati i saj ka mbaruar.
“Skandali i madh më pas është rrjedhja e dokumenteve, duhet ta përmendim se një nga arsyet e krijimit të Dhomave të Specializuara ka qenë edhe se Kosova nuk ka kapacitet për t’i ruajtur dhe mbrojtur dëshmitë, dhe këto rrjedhje dokumentesh e kanë treguar se kjo Gjykatë ka dështuar,” – këmbënguli Murati duke shtuar se procesi do të zgjasë për vite.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta