Celibashi: Nuk e vendos KQZ-ja se kush e drejton një parti politike

9 Mars 2023 | 11:14

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se KQZ-ja nuk e vendos se kush do ta drejtojë një forcë të caktuar politike.

“Kush vendos për këtë gjë? A vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, a vendos Komisioneri se kush është organi drejtues i një partie politike? Është e qartë që KQZ nuk e ka këtë atribut. Nuk është Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve “, theksoi ai.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se kërkesa e Rithemelimit është e papranueshme pasi tashmë ka folur gjykata.

“Në asnjë rresht të këtij vendimi nuk shkruhet Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike, shkruhet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të cili i ka mbaruar mandati në prill të viti 2022.

Ligji kërkon vërtetim të regjistrimit të partisë në gjykatë, kryetarin dhe të dhëna të tjera. Këto janë dokumente që pranohen nga komisioneri”, tha Sefa.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Rithemelimit të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha, i bëri thirrje KQZ të mos bëhet pjesë e lojërave politike.

“I bëj thirrje komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos bëhen lojë e një politike që lë një gjykatë apeli që të vendosë në 8 orë duke ushtruar ndikim të palogjikshëm te gjyqësori. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë rezultojnë të depozituara aktet e Rithemelimit”, deklaroi përfaqësuesi i Rithemelimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026