Lëvizja Bashkë s’regjistrohet në zgjedhje nga KQZ, Qori: Skandaloze dhe e paligjshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kërkesën e “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt politik në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Arlind Qori, drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, i cilësoi argumentet e dhëna nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, papranueshme dhe skandaloze.
“Mendoj që argumenti që dha Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është i papraueshëm, i paligjshëm. Ata kërkojnë, jo vendimin e gjykatës që kemi dërguar në datën 6, kërkojnë vendimin e formës së prerë që formalisht do dalë në datën 17.
Kjo në gjykimin tonë është e paligjshme, sepse askund Kodi Zgjedhor thotë që vendimi duhet të jetë i formës së prerë. Arsyeja se pse ne nuk e kemi vendimin e formës së prerë, nuk është për fajin tonë, por për fajin e Gjykatës së Tiranës, e ka vonuar mbi 20 ditë vendimin”, u shpreh Qori për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta