Sulmohet qendra e numërimit në Filadelfia, policia shmang agresionin e armatosur

6 Nëntor 2020 | 21:17

Policia në Filadelfia deklaroi se po heton një komplot për të sulmuar qendrën e konventave të qytetit, ku po numërohen votat e kontestit elektoral presidencial.

Policia mori informacion për një makinë tip “Hummer” e drejtuar nga persona të armatosur, të nisur nga Virxhinia, që kishin si qëllim të sulmonin qendrën e numërimit.

Agjentët kanë mundur të arrestojnë një person, të sekuestrojnë një armë automatike, si dhe automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit. Për fat të mirë nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, ditën e enjte, mbështetësit e presidentit Donald Trump, por edhe të rivalit të tij demokrat Joe Biden mbajtën mitingje paralele në Filadelfia, në një kohë kur funksionarët zgjedhorë vijonin të numëronin disa mijëra vota të ardhura me postë.

Simpatizantët e presidentit në detyrë mbanin parulla të tipit “Votimi mbaron ditën e zgjedhjeve” dhe “Qendrat e votimit janë të mbyllura”. Ndërsa ata të Biden vallëzuan nën tingujt e muzikës prapa një barrikade të vendosur në rrugë.

Të njëjtën ditë, gjykata vendosi se më shumë vëzhgues republikanë mund të hynin në ndërtesën ku po zhvillohej procesi i numërimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026