Mbështeti qeverinë kineze, aktori i njohur “rrezikon” Oscar-in

9 Mars 2023 | 13:12

Dhjetëra njerëz kanë firmosur një peticion për të hequr aktorin Donnie Yen nga prezantimi në Oscar, pasi ky i fundit ka shfaqur mbështetje për qeverinë kineze.

Peticioni ka nisur në formë online nga një grup njerëzish nga Hong Kong, por ende nuk ka asnjë reagim nga akademia, e cila vendos se kush do të shfaqet në Oscar.

Regimet kundër aktorit kanë nisur pasi ky i fundit e ka quajtur protestën e 2019 një trazirë. Kjo ka bërë që ta quajnë Donnie Yen një dhunues “të shpirtit të fjalës së lirë”.

“Nuk ishte një protestë, ishte një trazirë. Nuk jam këtu për të folur se si të ndryshojmë mënyrën se si ndihen njerëzit. Sipas eksperiencës sime, unë isha atje dhe shumë familjarë të mitë po ashtu. Nuk dua të bëj politikë. Kjo është vetëm eksperienca ime”, është shprehur aktori Yen.

Aktori i cili është shfaqur si mbështetës i Partisë Komuniste kineze është bërë i dashur për publikun me filmat me serinë e filmave Ip Man, të cilat bazohen në artet marciale.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026