Rusia bombardon Bakhmutin, Zelensky: Qyteti në rrezik
Tymi u ngrit mbi qytetin lindor të Bakhmutit, që ka qenë subjekt i bombardimeve intensive në muajt e fundit. Rusia e sheh atë si një trofe që duhet ta marrë me çdo çmim, ndërsa Ukraina si një qytet që do ta mbrojë.
Grupi i mercenarëve “Wagner”, që ka udhëhequr agresionin rus në Bakhmut, ka deklaruar se tani zotëron pjesën lindore të qytetit. Nga ana e saj, Ukraina e refuzon dorëzimin dhe mbetet sfiduese.
Por shefi i NATO-s paralajmëroi se qyteti mund të bjerë shumë shpejt në duart e rusëve.
“Nuk mund ta përjashtojmë që Bakhmuti mund të bjerë në ditët e ardhshme. Por është gjithashtu e rëndësishme të vëmë në dukje se kjo nuk përbën një pikë kthese në luftë”, theksoi Stoltenberg.
Duke njohur meritat e trupave në mbrojtjen e qytetit, një gjeneral ukrainas dekoroi ushtarët e tij. Ndërsa presidenti Zelensky beson se, nëse Bakhmuti bie, ai do t’i hapë rrugë trupave ruse të pushtojnë më shumë qytete.
Ndërkohë, BE po shqyrton shpenzimin e 1 miliard eurove për prokurimin e municioneve për Ukrainën dhe për të rimbushur stokun ushtarak të tij.
LEXONI GJITHASHTU
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim