“Krimi dhe korrupsioni mbeten problem”, Freedom House: Shqipëria pa asnjë ndryshim

9 Mars 2023 | 15:51

Përpjekjet për të arritur lirinë e dëshiruar, kanë dështuar për të 17-tin vit me radhë. Ky ishte konkluzioni i organizatës Freedom House, në raportin e publikuar për vitin 2022.

Fillimi i luftës në Ukrainë, ishte ajo që shënoi një shkelje e drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut.

84 vende të botës, bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57, duhet ende të punojnë për të arritur në këtë fazë.

Sa i takon Shqipërisë, vijon të jetë mbetet njësoj. “Nga ana pozitive, liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithësisht fusha të respektuara. Ka fusha që mund të përmirësohen. Partitë politike janë shumë të polarizuara dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”.

Ndërkoha Kosova, ka një ndryshim prej 4 pikësh, në renditjen që shkon deri në 100 pikë. Ky përmirësim  është konsideruar si një ndër më të mëdhatë në mbarë botën për vitin 2022.

Dy janë vendet që kanë pësuar rënie në statusin e tyre. Peruja kaloi nga vend i lirë në pjesërisht të lirë dhe Burkina Faso kaloi nga vend pjesërisht i lirë në vend jo të lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026