Ushtarakja e vetme shqiptare në RMV prej 15 vitesh pjesë e ushtrisë

Fevzije Shabani
9 Mars 2023 | 15:39

Prej 15 vitesh, Fevzije Shabani mban veshur uniformën ushtarake në Maqedoninë e Veriut. Ajo është e vetmja femër shqiptare në njësinë e policisë ushtarake.

Ndërsa në forcat e armatosura të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët po përfaqësojnë me krenari dhe disiplinë uniformën e ushtrisë. Fakti që Fevzija është femër nuk e diferencon nga trupat ushtarake meshkuj.

“Çdo fillim është i vështirë, por me kalimin e kohës mësohemi dhe jemi të barabartë me meshkujt. Nuk na vjen rëndë asgjë…” thotë Fevzije Shabani.

Në karrierën e saj ka pasur disa momente të vështira. Këto eksperienca ajo i ka kthyer në forcë.

“Në këtë profesion gjatë tërë viteve punë gjërat më rënda kanë qenë Covid dhe përmbytjet në Hasanbeg. Kam parë gjëra shumë të këqija, të rënda, por jam bërë e fortë”, tregon ushtarakja.

Karriera për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Fakti që është shqiptare dhe femër, nuk e ka ndalur të vazhdojë ëndrrën e saj.

“Edhe të më kishte paragjykuar dikush unë nuk mërzitem. Unë e dua uniformën, e dua këtë punë dhe nuk më intereson për paragjykimet e të tjerëve….Le t’i plotësojnë ëndrrat e tyre, sepse është mirë, nuk është keq. Çdo punë mësohet. Kështu që jemi në shekullin 21 dhe nuk ka asgjë të keqe në ushtri”, shprehet Fevzije Shabani.

Femrat shqiptare në Armatën e Maqedonisë së Veriut janë të vendosura kryesisht në njësitin e ushtarëve profesionistë, ku prej 5.8 % të femrave në total, vetëm 1.6 % janë shqiptare. Nga personeli aktiv në ushtri, gratë përbëjnë 9.3 për qind  të numrit të përgjithshëm. Oficeret gra përbëjnë 18.6 për qind të numrit të përgjithshëm të oficerëve në ushtri. Nënoficerët gra janë 11.8 për qind e numrit të përgjithshëm të nënoficerëve.

Sa i përket niveleve drejtuese, ende asnjë femër në Maqedoninë e Veriut nuk ka arritur të bëhet gjenerale që është posti më i lartë në ushtri. Kjo siç thonë nga Armata e Maqedonisë së Veriut, për shkak të pjesëmarrjes së vonuar të femrave në ushtri pas ndryshimeve ligjore. Për të qenë gjnerale, ligji e përcakton që duhen minimalisht 20 vite eksperiencë.

Grada më të lartë drejtuese që mbajnë femrat në Armatën e Maqedonisë së Veriut për momentin është oficer kolonele ku drejtojnë vetëm 7 femra. Ndërsa Nënkolonele janë vetëm 44 femra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026