Ish-ushtarakja amerikane nuk harron Kosovën, bën donacion për Universitetin e Prishtinës

3 Qershor 2021 | 10:33

Një ish-ushtarake amerikane ka bërë një donacion prej 5 mijë dollarë për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Elaine Berkowitz, ka bërë këtë dhuratë për Departamentin e Stomatologjisë̈ në Fakultetin e Mjekësisë.

Rektori i Universitetit, Naser Sahiti derisa falënderoi Elaine Berkowitz për këtë donacione tha se këto mjete do përmirësojnë kushtet për studentët e stomatologjisë.

Ndërsa profesori i katedrës së Stomatologjisë në UP, Agim Islami falënderoi Berkowtiz për këtë donacion dhe kujtoi kohën kur ish-ushtarakja kishte kontribuar në Kosovë.

Përfaqësuesja e Elaine Berkowitz, Teuta Bicaj tha se këto mjete ajo i ka dedikuar për studentë të kësaj dege me qëllim të përmirësimit të kushteve për studim në këtë degë.

Elaine Berkowitz, sot 77 vjeçe, shkoi përtej detyrës së saj si ushtarake gjatë shërbimit në Kosovë. Ajo dha leksione për stomatologji si dhe ndihmoi studentët që synonin të bëheshin dentistë dhe fizikantë.

Në një libër të botuar prej saj, shprehet se në Kosovë është ndjekë krenare që ka ndihmuar njerëzit gjatë kohës së lirë.

“Bëra gjithçka munda sepse ata kishin nevojë për ekspertizën amerikane. Do të shërbeja sërish nëse më thërrasin”, shprehet znj. Berkowitz.

Ish-ushtarakja shërbeu gjatë qëndrimit në Kosovë në bazën Bondsteel, bazën e ushtrisë amerikane nën komandën e KFOR në Kosovë, afër Ferizajt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026