Milan në çerekfinale pas 11 vitesh, italianët eliminuan Totenhemin
PSG dhe Totenhem janë dy skuadrat e radhës që i japin lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 1/8.
Francezët e drejtuar nga Galtie u mposhtën nga Bayerni i Mynihut në transfertë, në një ndeshje të jashtëzakonshme.
Bavarezët arritën të konkretizojnë rastet e krijuara, teksa nuk munguan gabimet nga lojtarët e të dyja skuadrave.
Goli i parë i sfidës erdhi nga sulmuesi Çupo Moting në minutën e 61’, pas një gabimi në zonë të Verratit, ndërkohë kamerunasit iu anulua një gol në pjesën e dytë.
Në vijim Bayerni dominoi plotësisht duke gjetur dhe golin e dytë me Gnabrin, i cili erdhi nga stoli. Njeriu i ndeshjes u shpall kapiteni Tomas Myler.
Në anën tjetër, Milani eliminoi nga Champions, Totenhemin. Ndeshja e kthimit në Londër u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa vendasit e mbyllën sfidën me 10 lojtarë.
Italianët zhvilluan një ndeshje më të mirë, ndërsa në minutat e fundit iu afruan më tepër golit. Skemat e trajnerit Pioli rezultuan të suksesshme në të dyja përballjet, ndërsa Milani rikthehet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pas një mungese 11-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet